Krisma armësh e drogë në Gjermani, Policia ndalon autokolonën e dasmorëve shqiptarë

0
278

Policia gjermane në Hamburg ka ndaluar një kolonë dasmorësh shqiptarë, ndërsa pas kontrolleve u gjetën bomba tymuese, marijuanë dhe disa gëzhoja fishekësh. Mediat gjermane theksojnë se ngjarja ka ndodhur në Hamburg në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”.  Për këtë rast janë ndaluar një kolonë e gjatë prej 20 makinash.

Siç raportojnë mediat vendase, dëshmitarët kanë parë një kolonë të gjatë me makina në një dasmë shqiptare, ku veprimi i tyre ka vënë në lëvizje policinë pasi janë dëgjuar zhurma të ngjashme me të shtënat e armëve. Pasi u ndaluan për kontroll, në makina e dasmorëve shqiptarë u gjet drogë, bomba tymuese dhe një sërë gëzhoja fishekësh.

Po ashtu, policia deri tani nuk ka ofruar të dhëna nëse bëhet fjalë për armë frikësuese ose të ndonjë kalibri tjetër. Gjithsesi autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.