Kritikët e Bashës: Nuk njohim Zgjedhjet në Partinë Demokratike…

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edith Harxhi dhe disa prej figurave kryesore të së djathtës si; ish-presidenti Bujar Nishani, ish-ministri Arben Imami dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, deklarojnë se Zgjedhjet në PD u manipuluan.

Ata kanë renditur edhe shkeljet e kryera për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën. Nishani ngriti shqetësimin e përjashtimit nga e drejta e votimit të anëtarëve të PD-së, ndërsa Arben Ristani, u shpreh se nuk është respektuar as statuta dhe as ligji për Partitë politike.

Nga SYRI TV

Kandidatja për kryetare në Partinë Demokratike, Edith Harxhi, e ka cilësuar të pabarabartë procesin e 13 Qershorit. Tre ditë pas Zgjedhjeve të brendshme në selinë blu, sëbashku me anëtarët e grupimit për PD-në, Edith Harxhi renditi të gjitha shkeljet e konstatuara në Zgjedhjet e së dielës.

Ish-presidenti Bujar Nishani, denoncoi përjashtimin e anëtarëve të PD-së nga e drejta për të votuar, si dhe votimin disa herë nga një person.

Për ish-ministrin Arben Imami, nuk ka asnjë arsye që listat e anëtarëve demokrat të mbahen të fshehta. Ish sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani akuzoi kreun demokrat se nuk ka zbatuar ligjin “Për partitë Politike”. Grupimi për PD, theksoi edhe njëherë se Partia Demokratike ka nevojë për reformim.

 

Zjarr Tv Ad