Kritikoi policinë, Rama kërkon live përjashtimin e deputetit të Kurbinit

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live deputetit të PS-së Gjetan Gjetani, i cili kritikoi dje Policinë e Shtetit për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras.

Nga Asambleja e PS-së kryetari Rama pohoi se deputeti duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar, pasi sipas tij ka shantazhuar përmes postit.

Sipas kryeministrit deputeti Gjetan Gjetani madje ka ndërhyrë për të vendosur dhe shefat e policisë.

“Mallkuar qoftë dhe në djall vaftë dhe pushteti ynë”, deklaroi Rama nëse merremi ende me këta deputetë.

“Partia në territor është larg së qëni Partia Socialiste që duam, që kryen funksionet e patjetërsueshme të komunikimit me ata që na kanë besuar. Madje shumica e kryetarëve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime“, tha me tej Kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad