Kritikoi Trump, dorëhiqet ambasadori i Britanisë në SHBA

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulimi i disa komunikimeve konfidenciale që kritikonin presidentin amerikan Donald Trump si të paparashikueshëm dhe diplomatikisht të ngathtë i kanë kushtuar postin ambasadorit të Britanisë së Madhe në SHBA. Skandali prej ditësh kishte marrë vëmendjen politike të të dyja shteteve, dhe ambasadori Kim Darroch tha se ky presion ia kishte bërë të pamundur detyrën.

Britania e Madhe ka humbur përfaqësuesin e saj në Uashington pas skandalit me telegramet diplomatike që fyenin administratën e presidentit Donald Trump. Diplomati Kim Darroch njoftoi të mërkurën dorëheqjen nga posti i ambasadorit.

Në një letër drejtuar eprorëve në Ministrinë e Jashtme britanike, Darroch tha se rrjedhja e komunikatave konfidenciale kishte rritur presionin politik ndaj tij duke e bërë të pamundur vazhdimin e detyrës që i ishte ngarkuar.

Mesazhet e publikuara të dielën në mediet lokale mes ambasadorit dhe qeverisë britanike e cilësonin administratën e Shtëpisë së Bardhë si jonormale, të paparashikueshme dhe diplomatikisht të ngathët.

Si referencë përmendeshin qëndrimet e presidentit Trump për Brexit apo tensionet e fundit me Iranin.

Presidenti amerikan nuk vonoi ta etiketojë ambasadorin Kim Darroch një “hajvan”, duke shigjetuar madje edhe kryeministren në largim, Theresa May, me një gjuhë po aq të ashpër përshfirë edhe termin idjot, pse nuk e largoi vendin nga Bashkimi Europian.

Kjo e fundit falënderoi të mërkurën në parlament ish-ambasadorin Kim Darroch për shërbimet e tij për vendin, ndërsa lideri i opozitës, Jeremy Corbyn , goditi presidentin amerikan për trajtimin e zyrtarëve britanikë.

Çështja e komunikatave konfidenciale u trajtua një ditë më parë edhe në debatin televiziv nga dy kandidatët për kryeministër të Britanisë së Madhe.

Kryediplomati Jeremy Hunt vlerësoi Darroch dhe tha se do ta mbante sërish në detyrë nëse do të zgjidhej kryeministër, ndërsa rivali favorit Boris Johnson u shpreh se raportet miqësore me Shtetet e Bashkuara kanë më përparësi.

 

Zjarr Tv Ad