Biznesmeni Muharrem Hoçja i ftuar në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon ka folur për abuzimin që bëhet me impiantin e tij privat fotovoltaik.
Biznesmeni thotë se nuk bëhet bilanc vjetor për tepricat energjitike që dalin nga prodhimi i parkut të tij fotovoltaik.
“Unë kam bërë fotovoltaik. Dëgjova që është një biznes e bëra e vendosa në punë. Pasi mora miratimin kam dashur 6 muaj për ta lidhur pasi edhe sahatin e kam gjetur vetë pasi nuk ma sillte askush. Pasi e lidha e vendosa në punë kur e lexoj është me tarifë 0, e cila nuk do të jetë për gjithë kohës. Kam nisur prodhimin që në 2019 për të furnizuar fabrikën time ndërsa për tepricat nuk marr asnjë lekë. Nëse OSHEE nxjerr një vendim që cdo fund viti të bëhet bilanci ose tu jap ose tu marr. Kur vjen faturisti ai shikon vetëm të vetat sa kam marrë unë jo sa kam dhënë. Në muajt e pikut që janë muajt e nxehta këta sjellin vetëm reaktivin, aktivi ka më shumë prodhim. Ato muajt që u intereson vetë, kur vjen shtatori, nëntori nuk e quajnë fare çfarë harxhoj në muaj dhe tepricën e lënë afrofe pa pagesë e marrin. Në fund të vitit duhet bërë bilanci që të di sa kam nxjerrë dhe sa kam marrë”, tha Hoçja.
Gjithashtu Inxhinieri Arben Mece ka folur për krizën energjitike në vend dhe problematikën me parqet private fotovoltaike në vendin tonë. Mece thotë se shteti “vjedh” biznesmenin që prodhon energji me impiantin fotovoltaik.
“Për të bërë fotovoltaik sot është trendi botëror i energjisë së pastër që ka kosto shumë të lartë. Në dijeninë time shteti ka krijuar një politikë të tyre që deri në 2 mega vat akoma nuk ka nxjerrë ERE çmimin e blerjes nga entet prodhuese fotovoltaik, ndërsa mbi 2 megavat me kontratë të posacme është rreth 100 euro megavati. Në rastin konkrtet është e rëndësishme për kontratën që kanë bërë të dy palët, dhe nuk e di cfarë kontrate kanë bërë. Shteti duhet të jetë jo në krah por stimulues dhe i nxitejes së mëtejshme të këtij procesi. Ky është një shembull kurajoz që ka arritur të ndërtojë për që ballafaqohet me burokraci shtetërore. Është e papranueshme që zotërioa të prodhojë energji ose një mall dhe shteti ja vjedh këtë energji. Sepse ja merr dhe nuk i kundërpërgjigjet nuk i jep vlerën. Ka një kurbë që arrin kulmin e vet në orën 12-1 pra në këtë kohë këta prodhojnë më tepër dhe nevojat e tyre janë më poshtë se prodhimi, pra cdo të thotë, këta duke qenë të lidhur me sistemin ky prodhim i kalon sistemit dhe është gjë pozitive dhe këtë kohë konsumi është në pikë. Sistemi energjitik ja merr zotërisë dhe nuk ja jep atë që i merr. Jo vetëm që është e pandershme por është një vjedhje ndaj tij”, u shpreh Mece./faxnews