Kriza e opozitës dhe rezultatet e 6 marsit: Fundi i sistemit dy partiak në Shqipëri?

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sistemi i ri partiak në Shqipëri? A duhet të ndryshojnë partitë apo të ndryshojë qasja qytetare ndaj tyre? A ka hapësirë për parti / prurje të reja politike? Kriza e PD ka ndryshuar hartën politike të përfaqësimit, duke i dhënë fund sistemit tradicional dy partiak, PS dhe PD. Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki janë test për të parashikuar ndikimin që do të kishte në përfaqësimin politik nëse këtë të dielë do të kishim gjithashtu zgjedhje të reja parlamentare. Në këtë rast, siç tregon me detaje krahasuese tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), PS do të kishte 76 deputetë, 2 më shumë sesa aktualisht, ndërkohë që PD zyrtare do të kishte vetëm 19 deputetë nga 59 mandate të fituara në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. LSI ka 4 mandate aktuale, por koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të kishte 42 mandate parlamentare duke zëvendësuar plotësisht PD-në si parti e dytë politike. Në kompozimin e parlamentit aktual kemi: PS 74, PD 47, fraksioni nga PD 12, LSI 4 dhe PSD 3. Bazuar në rezultatin e 6 marsit, parlamenti do të kishte përfaqësim tjetër: PS 76, SHL 42, PD 19, PSD 3 deputetë. Raporti aktual mazhorancë – opozitë (77 vs 63) do të ishte më i thellë në favor të qeverisë, përkatësisht 79 vs 61.

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki ofruan pjesëmarrje të vogël, tipar i zakonshëm i zgjedhjeve lokale në raport me ato parlamentare. Duke iu referuar pjesëmarrjes në votime më 6 mars, atëherë do të rezultonte se me të njëjtën pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare PS do të kishte rreth 175 mijë vota më pak sesa numri i votave që mori më 2021, PD+LSI do të kishin 247 mijë vota më pak dhe vetëm PD zyrtare do të kishte shifër rekord prej 474 mijë votash më pak sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këto shifra të reflektuara në tabelë nga kalkulimet teknike të realizuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), shprehin edhe më qartë krizën e rëndë të përfaqësimit nga opozita dhe sidomos nga PD zyrtare. Po ashtu ato tregojnë se monopoli i partive të mëdha po bie, por duke ruajtur sistemin me një parti dominuese të vetme në qeveri, ndërkohë që në dallim nga të gjitha vendet e rajonit apo ato ish komuniste, në Shqipëri nuk kemi parti të reja, të cilat ndryshojnë trendin historik të përfaqësimit dhe që arrijnë të marrin mbi 400 mijë vota të pavendosura, të cilat do të ishin të mjaftueshme për të diktuar vendimmarrjen dhe natyrën e sistemit politik në Shqipëri. Midis synimit të partive për të refuzuar ndryshimin duke kërkuar të ndryshojnë qytetarët dhe sjellja zgjedhore dhe nevojës së shoqërisë për të ndryshuar vetë partitë politike, ISP, por edhe përvoja historike sugjeron opsionin e dytë./News Bomb

Zjarr Tv Ad