Kriza e reforma në drejtësi, mesazhet e forta të Presidentit Meta

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, flet me tone të ashpra ndaj klasës politike në vend, ndërsa përjashtim nuk bënë as përfaqësuesit ndërkombëtar të akredituar në Shqipëri. Meta tha se kemi krizë serioze të cilës nuk mund t’i shmangemi ndërsa theksoi se vendi tashmë edhe pse zyrtarisht është republikë parlamentare, ai sot funksionon si një sistem i mbyllur partiak. Qëndrim të fortë kreu i shtetit shprehu edhe për reformën në drejtësi, për të cilën sot zgjodhi të flasë hapur për herë të parë publikisht.

“Kemi krizë serioze në Shqipëri, të cilës nuk mund ti shmangemi. Pasi vendi pësoi ‘97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë këtu u bë një kushtetuë e jashtëzakonshme, pikërisht se u nxorën mësime dhe u bë për të parandaluar një ‘97. Për të menaxhuar e për të patur instrumenta, kriza që mund të dalin jashtë kontrollit. Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqën të gjitha pikat dhe kaluam nga sistem parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse sot kemi këtë situatë. Ku parlamenti nuk është funksional jo vetëm sepse dy parti kanë lënë mandatet, po ka qenë jo funksional edhe më parë.

Po flasim për suksese të reformës në drejtësi, i jam shmangur deklarimeve publike, edhe pse me ndëkombëtarët kam folur hapur, por mund t’ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minut nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese.

Gjykata kushtetuese, pavarësisht nga individë të caktuar, ka një histori pozitive. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë.

Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius con përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve.  Reforma do jetë më e suksshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane.” tha Meta, duke thumbuar ne kete menyre, fjalimet e ish ambasadorit amerikan per arrestime te peshqve të medhenj.

Zjarr Tv Ad