Kriza e rëndë politike, Meta fton në takim 3 ish-Presidentët

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar sot në Presidencë, edhe tre paraardhës të tjerë të tij: Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.

Dje, Meta bisedoi me njerin prej tyre, ish-Presidentin Rexhep Meidani dhe po merr mendime për zgjidhjen e krizës politike në të cilën është futur vendi dhe ngërçit që po krijon Kryeministri i vendit në zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë.

Vetë Meta shkroi dje në Fb: “Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.”

Po ashtu, të martën, Meta diskutoi në Presidencë edhe me kryetarët e partive opozitare që i kanë djegur mandatet, të kryesuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad