Kriza e rezultateve, Milani kërkon sulmuesin që po shkëlqen në Francë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milani është në një nga momentet më kritike të historisë së klubit legjendar në kampionatin italian.

Kuqezinjtë po vuajnë mungesën e rezultateve pozitive duke u pozicionuar në vendin e 13-të me 13 pikë. Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e skuadrës së “djallit” po mendojnë të përforcojnë ekipin në merkaton e janarit. Emisarë e Milanit ishin të pranishëm në sfidën e Champions League mes Lille dhe Valencias për të vëzhguar nga afër talentin e francezëve, Victor Osimhen.

20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Lille, si në kampionat ashtu edhe në skenën europiane. Sulmuesi në këto 12 javë të Ligue 1 ka shënuar shtatë gola, ndërsa në Champions ka realizuar dy gola, një në sfidën ndaj Chelsea dhe një ndaj Valencias.

Milani po vuan për një sulmues të tillë dhe gjatë merkatos së dimirit do të bëjë maksimumin për ta sjell në “San Siro”, Victor Osimhen.

Zjarr Tv Ad