Kriza e thellë politike, Basha niset drejt SHBA-së, 3 ditë takime në DASH

0
20

Kur krizës së thellë politike, i kanë mbetur vetëm pak muaj për të mbushur, 1 vit dhe kur Partia Demokratike e aleatët e saj kanë dalë jashtë çdo institucioni, Lulzim Basha është nisur për një vizitë 3 ditore në Shtetet e Bashkuara.  Ende nuk ka një axhendë zyrtare të bërë publike, por burimet i thanë RTV Ora, se Basha do të ketë takime në departament të shtetit dhe me senator të ndryshëm. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar të dielën drejt Shteteve të Bashkuara,  për një vizitë disa ditore, ku  do të zhvillojë një seri takimesh zyrtare. Selia blu, nuk ka informuar për axhendën e takimeve të Bashës, por burimet e RTV Ora, bëjnë me dije se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 23 tetor, ndërsa parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit apo me faktor të tjerë politik.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në këtë rrugëtim drejt Shteteve të Bashkuara, shoqërohet nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Arben Kashahu.

Kjo vizitë  3 ditore e paralajmëruar më herët edhe nga vetë Lulzim Basha, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita prej më shumë se 9 muajsh ka lënë çdo mandat të saj duke dalë jashtë institucioneve ndërsa kërkon largimin e qeverisë Rama.

Vizita në SHBA merr një tjetër rëndësi edhe për faktin se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i kanë kërkuar politikës shqiptare kryerjen e një reforme të plotë zgjedhore, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë shprehur gatishmërinë për këtë çështje, por duke kërkuar që procesi të mos jetë në Komisioni Parlamentar, por në një strukturë të posaçme me pjesëmarrje të ndërkombëtarëve.

Reforma zgjedhore, u cilësua pak ditë më parë nga Luzlim Basha si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës. Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë kritikuar në vazhdimësi Partinë Demokratike dhe liderin e saj, mbi vendimin për të djegur mandatet, mbetet për tu parë nëqoftëse kjo vizitë do  i shërbejë Lulizim Bashës për të bindur aleatët strategjik, siç janë SHBA-të,   për kauzat e tij.