Kriza energjetike/ Balluku: Nuk ka vendim për rritjen e çmimit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, është pyetur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Balluku tha se konsumatori do të mbrohet duke mos e rritur asnjë qindarkë çmimin e energjisë.

Ajo theksoi se po bëhen ende analiza për të parë nëse nga çmimet do ndikohen ata që shpenzojnë energji elektrike mbi konsumin bazik.

“Nuk mundet që të gjithë të paguajnë të njëjtën çmim. Ndriçime pishinash, oborresh të kenë të njëjtën trajtim edhe për ata që e kanë për konsum bazik. Konsumatori do të mbrohet duke mos e rritur asnjë qindarkë çmimin e energjisë. E kemi thënë edhe për biznesin e vogël. 700 kw i përkojnë një konsumi mesatar dhe të kënaqshëm të një familje.

Nuk ka një vendim për rritjen e çmimit. Jemi në analizë akoma. Më pas do të vendosim si do të procedojmë. Kjo ka ardhur si kërkesë e familjarëve vetë. ERE është institucion që zgjidhet nga Parlamenti por nuk shikoj ndonjë arsye se pse mos të zbatohet”, theksoi ministrja në emisionin “Kjo Javë”.

Zjarr Tv Ad