Kriza energjetike, Berisha: Thonë se e ka fajin lufta. E ka fajin vjedhja…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri Historik i Demokratëve Sali Berisha po zhvillon një takim me anëtarët dhe simpatizantët e PD në Tepelenë.

Miqtë e mi, tha Berisha, vendi ndodhet në situatën më të vështirë. Eshtë e vertetë që ka një agresion ndaj një vendi të lirë i cili po qëndron me forcën e lirisë së njerzve të lirë.

Ukrainasit e lirë po përballen me njërën prej ushtrive më të armatosura dhe në fakt po e dëmotijnë atë maksimalisht.

Kjo luftë ka krijuar probleme në treg. Por ato në Shqipëri janë bërë më të zeza se në çdo vend tjetër të Europës.

Për krizën energjetike, Berisha akuzoi qevrinë duke thënë se “ata hapën turbinat dhe shitën energjinë me lirë. Bënë një veper kriminale. Tani Fierza po shkon drjet vdekjes, në vend që të ruhej”.

“Tani thonë se e ka fajin lufta. E ka fajin vjedhja”.

“Prandaj është detyra jonë, është misioni ynë që ti shpjegojmë çdo qytetari atë që po ndodh”.

“Të gjitha vendet kanë ulur taksat për të lehtësuar qytetarët, Ndërkohë këtu çmimet shkojnë në stratosferë. Nisen nga mentaliteti komunist se vetura duhet të kenë vetëm zyrtarët, Po jo kjo është një arritje e lirisë. Kjo nuk është logjikë”.

Zjarr Tv Ad