Kriza energjitike/ Paralajmërimi i Lulzim Bashës: Nesër dorëzojmë dosjen

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha,  u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nesër PD do të depozitojë në Kuvend dosjen  me sektorin energjitik.  “Tellalli në vijim të strategjisë së tij nxori një plan, ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, i marrë nga xhepat tuaj për t’ju ngarkuar edhe më shumë, jo pak por 200 mln euro. Doli si lugat të dielën.

Kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE-së dhe kryebanditit Ardian Çela si mëlçitë që i varen në qafë ujkut. Duke zbrazur rezervat ujore hapën një pjesë të madhe të gropës që tani duan ta mbyllin me borxhin që kanë marrë, jo nga xhepat e tyre, por tuajat. Të gjitha këto duhet të hetohen. Ndaj ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal, për t’ja vënë përpara fytyrës. Korrupsioni nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzojë me djersën e tyre.

Kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur prej fyti cdo familje. Sepse ajo që po ndodh përtej sektorit energjetik është po kaq e rëndë, ajo pasqyrohet në jetën e përditshme, varfërinë që sa vjen dhe shtohet”, tha ai.

Zjarr Tv Ad