Kriza energjitike/ Revoltohet Endri Tafani: Vazhdoni shqiptarë, mos votoni për njerëz të rinj, por vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, që në 30 vjet ua kanë bërë jetën m…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endri Tafani, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, është shprehur i revoltuar, sa i takon paralajmërimit të Kryemnistrit Edi Rama, për rritjen e energjisë, e ku po vjen një krizë me efekte tronditëse.

Sipas Tafanit, shqiptarët Akoma votojnë për të njëjtët njerëz, e jo për njerëz të rinj që kanë programe konkrete për ekonominë. “Vazhdoni shqiptarë, mos votoni për njerëz të rinj, por vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz që në 30 vjet ua kanë bërë jetën m..”.

Reagimi i Tafanit:

“Vazhdoni shqiptarë mos votoni për propozime konkrete, por votoni për tepsi, timon…

Vazhdoni shqiptare mos votoni për programe reale për ekonominë, për çfarë do bëhet me jetën tuaj, por votoni për batutën më të bukur: “Luli me pantallona doku”…

Vazhdoni shqiptarë, mos votoni për njerëz të rinj, por vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz që në 30 vjet ua kanë bërë jetën m..

Vazhdoni shqiptarë se nuk keni parë gjë akoma….”, shkruan Tafani.

Zjarr Tv Ad