Kriza energjitike/ Saimir Korreshi i drejtohet Ramës: Ti e përballon ore zotëri, se nuk ke paguar ndonjëherë naftë…

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Kryeministri Edi Rama, deklaroi se vendi do të përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike. Si shkak i kësaj krize, pritet një rritje e konsiderueshme e çmimit të naftës, gazit dhe karbonit në vend.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputeti demokrat Saimir Korreshi. Në një postim në Facebook, deputeti i Lushnjes i thotë Kryeministrit se ai mund ta përballojë krizën, sepse “nuk ka paguar ndonjëherë gaz apo naftë”.

Por, problemi sipas tij, është sesi do ta përballojnë qytetarët këtë krizë të radhës.

“Me durim e me terezi nga gjeli i detit do ngeli vetëm kofsha për vit te ri”,  shkruan Korreshi.

Zjarr Tv Ad