Kriza/Ministri austriak në Tiranë:Palët mos nxisin konfliktualitet

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të dytë në Shqipëri brenda 6 muajve ministri Austriak i Drejtësisë, i angazhuar personalisht në mbështetjen e reformës në drejtësi, e gjen sërish politikën në situatë të vështirë përpara zgjedhjeve lokale. Sipas Josef Moser në një vend demokratik garantimi i zgjedhjeve të pavarura është një element qëndror ndaj dhe palët politike sipas tij kanë detyrimin jo të nxisin konfliktualitetin por të dialogojnë mes tyre në të mirë të vendit.

“Pikmajet e ndryshme të politikanëve të jenë të fokusuara në të mirën e vendit dhe të mos jenë thjeshtë vendime të vecuara politike  të cilat cojnë në vështirësimin e situatës. Prandaj unë bëj apel që përpjekjet e përbashkëta që janë bërë deri tani për ta cuar Shqipërinë përpara dhe që janë të parashikuara në një vend demokratik të vijojnë dhe të jenë në qendër të bisedimeve diplomatike e parlamentare.”

Duke deklaruar se është mbështetësi kryesor i arritjeve të Shqipërisë në plotësimin e kushteve drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian Ministri austriak i Drejtësisë kërkoi nga palët politike që të jenë diplomatët më të mirë në prezantimin e këtyre arritjeve.

“Janë marrë masa shumë të rëndësishme për një anëtarësim dhe këto masa duhet të vlerësohen dhe njihen nga të gjithë, pavarësisht nëse janë bërë nga qeveria apo opozita. Të dyja palët duhet t’i njohin këto hapa sepse janë hapa që bëhen në të mirë të shqipërisë”

Ministri austriak i drejtësisë ndodhet në Tiranë në kuadër të projekteve të përbashkëta me homologen Etilda Gjonaj për realizimin e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit për të cilat tha se se janë në rrugën e duhur dhe një hap më shumë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zjarr Tv Ad