Kriza e Gjykatës Kushtetuese ka vënë në lëvizje presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Pas deklaratave të forta të ditës së djeshme dhe padisë që presidenti Meta do të ngrejë ndaj Ardian Dvoranit, të tjera nisma do të merren nga kreu i shtetit.
Sipas zëdhënësit Tedi Blushi, kreu i shtetit Ilir Meta do të zhvillojë takim edhe me krerët e grupeve parlamentare që u larguan nga parlamenti në Shkurt të 2019.
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi:
I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:
Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.
Padyshim do të ketë edhe të tjera iniciativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!