Kriza ngre në këmbë qeverinë, Rama nxjerr për inspektim në supermarkete ministrat

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa vendi po përballet me rritje çmimesh, për shkak edhe të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe krizëz që ka sjellë kjo në të gjithë botën, Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë ka vendosur që të dalë në terren, për të mbikqyryr çmimet e produkteve ushqimore.

Ai bashkë me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, “inspektuan” nga afër çmimet e një prej supermarketeve në kryeqytet, Tiranë.

Gjithashtu, edhe ministrat e kabinetit të Ramës, kishin përzgjedhur nga një pikë ku kontrolluan çmimet e shportës ushqimore.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ditën e sotme kishte udhëtuar drejt qytetit të Korçës, aty ku dhe vizitoi një njësi të tregëtimit me shumicë dhe pakicë.

Ministrja Ogerta Manastirliu, vizitoi një prej marketeve në kryeqytet, ndërsa ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, kishte shkuar në Durrës.

Ministrat theksuan se nuk mund të ndërhyjë te çmimet, mirëpo duhet vendosur një kompromis nga ana e tregtarëve, të cilët në këtë kohë krize nuk duhet të abuzojnë me çmimet.

Zjarr Tv Ad