Kriza politike, Balla: Dialog me opozitën, por jo negociata

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se maxhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën për sa i takon krizës politike në vend, por jo për negociata me të. Përmes një postimi në  facebook, Balla shkruan se Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të Shqipërisë.

Socialisti sqaron se nuk ka negociatë me opozitën, pasi askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë.

Postimi i plotë:

Sot ora 17.00 Live në News 24😀:
Dialog me opozitën? PO. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të SHQIPËRISË.

Por, negociata me opozitën? JO. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të DEMOKRACISË.

Zjarr Tv Ad