Kriza politike, Borchardt: Po tentojmë që të ulim palët

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me sa duket mes opozitës dhe qeverisë ka ndërmjetësime për dialog. Këtë gjë e ka thënë nga Shkodra, ambasadori i OSBE Bernd Borchardt

Pas një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ Borchard deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog. Ai shprehur dëshirën që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje.

‘Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje.

Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri’, deklaroi ambasadori i OSBE.

Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.

 

 

Zjarr Tv Ad