Kriza politike, Meta: Gati të lë mandatin e Presidentit, të mos instalohet juntë ushtarake

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shprehet i gatshëm që të lërë mandatin e tij , për zgjidhjen e krizës politike.

Duke folur ditën e sotme nga Pogradeci, nga një aktivitet për dhurimin e gjakut ku ishte i pranishëm, ai tha se i ka dhënë argumentet e tij për krizën.

“Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kriza është e qëllimshme. Po cenohet rendi kushtetues. Veprimi i opozitës është i dënueshëm dhe i papranueshëm. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet dhe çdo numër tjetër është i kundërshtuar në të gjitha planet, politike, ligjore, morale. Mund të thirren 1 milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, u shpreh Meta.

Ai tha se kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze dhe se pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë.

“Si President kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Alende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Presidenti.

Zjarr Tv Ad