Krizë financiare për Sylvester Stallone! Shet lirë vilën luksoze

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Sylvester Stallone duket se ka marrë një vendim, ai do të shesë shtëpinë e tij në La Quinta, California. Shtëpia kushton 3.35 milion dollarë dhe aktori e bleu këtë pronë në 2010 për 4,5 milion dollarë. Ndërtesa është dykatëshe dhe u ndërtua në vitin 2008.

Mes natyrës, me tarraca të shumta , pishinë, madje dhe me sistem zjarrfikësesh është lokacioni që do të donin të gjithë në jetë. Në fotot e publikuara më poshtë do kuptoni se ky është rasti kur “blerja e justifikon çmimin”.

Vila e stilit mesdhetar dhe toskan ka hapësirë të brendshme plot 4888 metra katrorë. Një përfaqësues ligjor i Z.Stallone, konfirmoi se ai është shitësi dhe se Z. Stallone dhe familja e tij e përdorën shtëpinë për pushime dhe prona është e mirëmbajtur.

Dizanji është pika e saj më e fortë. Detajet përfshijnë dyer të dyfishta druri, dyer dhe tavane të harkuara, ku mbizotëron ngjyra e zjarrit, çfarë e bën atë të duket një ambient i ngrohtë dhe luksoz njëkohësisht.

Zjarr Tv Ad