Kroacia në bisedime për të blerë avionë luftarakë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kroacia është në bisedime me Suedinë dhe me Shtetet e Bashkuara për të blerë vionë luftarakë për të modernizuar forcat ajrore, tha sot ministri i kroat i Mbrojtjes, Damir Krsticeviç.

Zagrebi ishte afër një marrëveshjeje për blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Izraeli, por Izraeli e informoi Kroacinë se nuk do t’i shiste avionët meqënëse nuk siguronte dot aprovimin nga SHBA, shkruan Reuters.

“Ne jemi në bisedime me Suedinë dhe SHBA-në dhe shpesh do të informojmë publikun në momentin kur të kemi një informacion konkret,”  u Krsticevic told reporters.

Kroacia i është bashkuar NATO në 2009 dhe Bashkimit Europian në 2013. Forca e saj ajrore aktualisht ka vetëm avionët rusë MiG 21 të cilët i takojnë kohës së Jugosllavisë por  vetëm disa prej tyre funksionojnë.

 

Zjarr Tv Ad