Kronika e fundjavës/ Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj po shndërrohet në personazhin më qesharak të ekraneve. Për çdo gjë që ndodh në Tiranë ai shfaqet në TV. Sot e përsëriti për të disatën herë “privatizimin” e ekranit, duke mbajtur një fjalim në aeroport për hapjen e linjës Tiranë-  Kretë. Askush nuk mund të shpjegojë dot me mendje të ftohtë se çfarë kërkon një kryebashkiak në përurimin e një linje ajrore. A mund ta shesë si punë të tij qytetari i parë i Berlinit, Romës apo Parisit faktin se aeroportit të qytetit të tyre i shtohet edhe një linjë ajrore? Vështirë

Kryebashkiaku u mundua ta justifikojë këtë me një vizitë të disa homologëve të tij dy javë më parë si dhe me shprehjen: “jemi qytet më i ndërlidhur i rajonit”, por të gjithë e dinë se Rinasi nuk është aeroporti i Tiranës, por i gjithë Shqipërisë.

Por fiksimi i Veliajt nuk është i lidhur vetëm me linjat ajrore. Dje ai u shfaq në të gjitha ekranet për të startuar një tjetër eveniment që nuk ka lidhje me të: Kampionatin Europian të peshëngritjes.

Po të shikoje vetëm këtë fundjavë varavingot më të cialat ai u bë lajm kombëtar, nuk i beson dot syve. Ai i dhuroi emblemën e kullës së qytetit që tashmë është fundosur poshtë kullave, stilistes italiane Elisabetta Franchi. Ai mbajti një fjalim në Tiranthlon eventi sportiv që bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap, shënoi sot edicionin e tij të dytë në Tiranë.

Pastaj ai i vuri kurorën e dasmës fituesit të Big Brother Ilir Shaqiri. Si kur shfaqja vend e pa vend në këto evenimente për të cilat ai ka prodhuar kronika televizive edhe për ti paralajmëruar edhe për ti përuruar, kryebashkiaku kishte organizuar edhe një reportazh special në Neës 24 me gazetaren Nisida Tufa, ndërkohë që të njëjtin eveniment, pra rihapjen e kopshtit zologjik e kishte shfrytëzuar për kronika të ve♪5anat në Top Channel dhe Report TV duke organizuar aty vizima me një grup fëmijësh.

Po ti shtosh këtyr edhe të protagonizmin e shfrenuar që shfaqi gjatë finalesë të Konference League ku u shfaq mbi 20 herë në ngjarje të ndryshme televizive, overdoza e kalon çdo cak. Të gjithë sportëdashësit që e ndoqën finalen e Parisit mes Realit dhe Liverpulit është e sigurtë që nuk e kanë parë asnjëherë portretin e kryebashkiakes së Parisit, por me sigur që nuk e dinë edhe sot emrin e Anne Hidalgo.

Sepse ky është ndryshimi mes një vendi demokratik dhe një shteti ku mediat i kontrollon politika. Jo më kot Shqipëria vazhdoi të humbasë 20 vende në klasifikimin e lirisë së shtypit që bëjnë “Reporterët pa kufij” me arsyetimin: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me politikanë dhe në të njëjtën kohë operojnë në sektorë që kanë nevojë për rregullim nga shteti, si ndërtimi”. Tani kuptohet më lehtë pse na është bërë Eroan veliaj si njeri i shpisë, sepse ai ka në dorë lejet e ndërtimit. ©Lapsi.al

Zjarr Tv Ad