Kronika e Rai 3 në Shqipëri, zbulon pamjet nga ferma e kanabisit në Durrës

0
1215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipi i xhirimit të emisionit ‘Estovest’ ka ardhur në Shqipëri për një reportazh në lidhje me trafikimin e drogës. Ardhje e tyre ndodh pas publikimit të përgjimeve nga drejtësia Italiane të vëllezërve Habilaj, në të cilat përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Një gjë dua të nënvizoj për miqtë tanë italianë. Duhet të jenë të përgatitur sepse janë dhjetëra tonelata drogë nëpër tunelet e Shqipërisë.” – është shprehur ish-kryeminsitri Berisha Në një prononcim për kamerën italiane.

Ndërsa gazetari italian ka vijuar me kronikën ku duket se i jep të drejtë deklaratave të ish-kryeministrit Berisha.

“Ndoshta është e vërtetë ajo që thotë ish kryeministri Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një ‘shpërthim’ të paprecedentë të marijunës me tonelata të sekuestruar në Itali. Marjuana, marijuana , nuk flitet për gjë tjetër në Shqipëri. Në televizor dhe në gazeta shohim lajme për sekuestrimin e drogës së vëllezërve Habilaj , narko trafikantët e arrestuar nga prokuroria e Katanias, kushërinjtë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në baza të kërkesës së Prokurorisë është përjashtuar nga partia e tij, partia e kryeministrit Rama.” – thuhej gjatë kronikës së ‘Estovest’ në Rai 3.

Zjarr Tv Ad