Kronika parlamentare e së enjtes dhe disa detaje që Babo duhet t’i shohë me patjetër

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo, kronika e së enjtes filloi që të merkurrë në Qerret ! Pse do thuash ti ?! Po ja meqënëse ti i perkufizon fenomenet dhe i bën ato terbiet ose ju hap rrugen po ti rrefej. Teksa prisja të piqesha me Salianë dhe shihja një pllajë me bar ku lagjia do i bëntë monumentin pasi Xhafa ta dënojë politikisht si kulak ma prishen meditimin një grup çamarrokesh!

Ata ishin shtatë a tetë të asaj moshe edhe ziheshin me ca të rritur që u kishin zënë fushen ! Nja dy flisnin me th , th, th sikur të ishin deputet ! Çapkeni thoshte ” babi im është i pathur, ai e blen futhen” ! Tjetri po aq mburrej “babi im është më i pathuri i Qerretit” ! Qerratenjet ja dinin kimenë parasë dhe me kutin e saj ballafaqoheshin me realitetin dhe të rriturit.

Dita në parlament filloi e zymtë ! Mungoje ti po edhe udheheqësja jonë e dashur Joride e cila me Orjolen si dy shoqeni e motrani janë në Amerike ! Mungesa e saj me lejonte të shihja vetem mjekrren e Gaz Bardhit dhe ti ndieja rëndesinë pengeses që më kishte bërë keta muaj. Së brendshmi me zu vaji nga malli.

Anash syri me zinte vetem koken e Taos (sot pa shprehi) dhe vendin bosh të Etildes .Ish kryeministri Majko dukej si Lek Dukagjini pasi Skenderbeu vojt, shikimin vrer, mendimin zeher.

Mimi di Puccini më ka bërë hasha dhe sytë i nxjerrin xixa kur me kqyrte pa sevda. Si dreq i dukem. Pse thua Babo ??

Ç’ të llafos më parë. Braçja i nxiu jeten Krifces. Çdo e Enjtë hapet me Erin që sokellin e Frida që perpelitet e skuqur ! Më mirë të marrë nga Akademia nja dy tre dhi e dele a ndonjë cjap zamani e ti sjelë në interpelancë se nuk ja del dot të uruarit. Bora pyeste po ky xhaxhi Eri i shkurter a e di që Babo i gjatë merzitet nga keto ligesira?

Kendej nga qeveria rri pa merak. Tezja ka qënë e zymtë që në sabah. Me një velenxë të murrme mbi krah thurte një triko si Penelopa. Niko mes saj Margeritit dhe fjalimit të Krifces nuk e kishte shikimin e ngrohtë. Si brymë serioziteti i Tezes e kishte kallkanosur ndersa uturima e Braçes si sulm i Traktatit të Varshaves.Po kur me Margeritin çuçuriti pakez si manushaqe ne gur zu fill buzëqeshja dhe Niko i harroi merzite e jetes. Margeriti sot pertontë të qeshte.

E zura në korridor Nikon e qqrtova , i thashe ik more edepsez maleve merr një lopatë e fik zjarre në mos beju shurren.

Elisa, Babo si nënë e dashur i thirri evleterit Bledin dhe Tigrushin , i keshilloi dhe porositë e tua u dha. Ata me pervujtni i moren dhe u bënë erë. Delina ka qënë e gezuar sot Babo. Ajo herë buzeqesh herë qesh dhe herë bën sikur mendohet.

Njeriu i mirë Ulsi, më i mir i krejtve, ishte me çehre të rëndë derisa Bela zbriti nga retë sot plot nur e aurë . Ajo i ktheu shëndin e gazin. E kishte zeherosur vetmia ndaj gjet pak rehati e paqe.

Tigrushi ka prapë merzira. Në ëndrra i dalin të vdekur që firmosin për inceneratoret dhe në vesh i ushton thirrja Tigruuuush , ministrush Babo ka thënë vetem dy metra do kemi në të pertejmen ndersa ti lyp një fermë të tërë ndaj ule tahmahin.

Në kafen e Parlamentit aty ku ne japim maksimumin po flisnim për protesten Babo. Sikur të ka merzitur cazë. Mos bëfshin hajer edhe atje mbi Vlorë teksa prisje një shirit si bisht kali të zu lajmi dhe të turbulluan midenë. Sazexhinjët dhe kengetarët që si në Skerficë kishin ardhur i debove. Ata nuk po kuptonin më. Për lavdinë e bëmat e tua me guna e fustanella u ngjiten deri në majë e lanet i bëre. Po ti gunen per mbi tela hodhe sikur asgjë të mos jetë.

Fatja ndonëse i merzitur me mua ishte i gezuar me të tjeret. I shetiti të gjitha tavolinat duke i lënë pa frymë kolegët me idetë që nuk i mbarojnë kurrë.

Grida hukatej në gaz a nga zukamat e Dash Sules nga lart a nga ato të Bardhit në anë për të relativizuar seriozitetin e paqënë të asaj salle sot se ciles ti i jep marifet , bereqet e lezet.

Zjarr Tv Ad