Kruja rrethohet nga zjarret masive të dendura

0
10

Pas Tiranës është qyteti i Krujës i rrethuar nga vatrat e zjarrit. Raportohet se zjarri ka rënë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve në krahun e poshtëm të rrugës që lidh Krujën me qytetin e Fushë-Krujës. Sipas informacioneve, rrezikohen shtëpitë dhe Varrezat e Dëshmorëve që të përpihen nga flakët e mëdha. Banorët e zonës po mundohen vetë të ndërhyjnë sepse akoma nuk ka mbërritur asnjë nga zjarrfikëset e qytetit që shumicën e rasteve shkojnë vetëm kur zjarret janë fikur dhe ndërhyrja e tyre nuk është më e nevojshme.