Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Krujës ka vënë në pranga sot Genc Koçin 35 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.
35 vjeçari nga Kruja ishte i dënuar në mungesë me 6.8 vite burg për veprën penale të “vrasjes në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë 9 vite më parë, kishte dënuar Koçin me 6.8 vite burg.
Koçi, më 1 nëntor 2008, në Krujë, në bashkëpunim me shtetasin H.C. (I arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve, A.B. , F.K. dhe L.K. të cilët janë plagosur rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për hetime të mëtejshme.