Krujë e Durrës, Policia “përvëlon” restorantet pas dasmave me gjoba nga 1 milion lekë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Krujës dhe ajo e Durrësit kanë ndëshkuar me gjoba nga 1 milion lekë e deri edhe mbyllje të biznesit për 6 muaj, restorantet që guxuan e organizuan dasma.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Krujë, pas kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, njoftuan se kanë ndëshkuar me gjoba 4 subjekte në Krujë dhe 1 në Durrës, që kishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Konkretisht, në Krujë, gjobë 1.000.000 lekë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, lokalit të B.M., pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur.

Lokalit të F.Gj, në fshatin Derven të Krujës, gjobë 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore

Lokalit të shtetases Xh. B, në Thumanë të Krujës dhe subjektit të D.T, në Derven, Krujë, nga 1.000.000 lekë për secilin, edhe këta për organizim dasme e po njesoj një lokalit në Arapaj të Durrësit me pronar A. B., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Zjarr Tv Ad