“Krushqit” do të takohen? Robert Aliaj tregon nëse do të takojë Sabianin

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Robert Aliaj ka folur ditën e sotme lidhur me eksperiencën e Kristit në “Big Brother Vip”, raportin e tij brenda në shtëpi me Keisin si dhe për një takim me Sabianin.

I bindur për qëndrimin e të birit në shtëpi, Roberti tha se ditën e shtunë do të dalë Maestro.

I pyetur nëse është i hapur për të takuar Sabianin, artisti tha se janë Kristi dhe Keisi ata të cilët duhet të vendosin fillimisht dhe janë ata të cilët duhet të bëjnë një hap.





“Nuk ka një luftë të shpallur, por prapë më duket absurde kjo pyetje sepse ne po e nisim bisedën nga bishti. Ata që e kanë në dorë, ata duhet të bëjnë një hap, nëse e ndjejnë të nevojshme. Me këtë gjë që bëjnë ata aty brenda, nuk mund të dal garant i marrëdhënies së tyre sepse nuk e di. Nuk mund të dal të bëj hapa idiote, e shoh të pavend pyetjen edhe kohën që po i japim. Këto gjëra bëheshin me mblesëri më pare”, tha ai.





Sa i përket marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit, ai u shpreh: Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajn aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur.

Zjarr Tv Ad