Një vit nga ndarja nga jeta e Reshit Merlikës, kreu i PD Krujë, kryedemokrati Lulzim Basha dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim përkujtimor me familjarët e të ndjerit.
Në lidhje me takimin në fjalë, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili shkruan në rrjete sociale që Merlika ishte një krutan fisnik dhe një pinjoll i një dere të madhe të kryeqytetit të historisë, pra Krujës.
Postimi i Palokes:
Sot përkujtojmë ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpuntorit tonë Reshit Merlika. Krutanit fisnik dhe pinjollit të një dere të madhe të kryeqytetit të historisë. Veprat dhe vlerat e Reshitit janë gdhendur thellë në kujtesën tonë dhe bashkëqytetarëve të tij.
Një mungesë që ndihet fort te të gjithë ne, përditë dhe përgjithmonë. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur Reshit!