Kryetari i bashkisë së Vlorës sërish ka qenë sërish në qendër të kritikave dhe sulmit të kryeministrit Rama, këtë të premte. Në mbledhjen e bërë me kryetarët e bashkive, Rama e evidentoi si kryetari që fle gjumë dhe shprehu zhgënjimin e tij ndaj Lelit.
“Ka bashki të tjera të cilat flenë gjumë. Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria por që ka një kryetar bashkie i cili fle gjumë. Vlora, që me gjithë mbështetjen që ka nuk duhet ta diskutonte të qënit xix në mëngjes drekë darkë, minimalisht”, tha Rama teksa fliste për pastrimin.
Vetë Leli nuk është i pranishëm në mbledhje.
Kryeministri u shpreh se oër çdo person që ka një funksion publik, rritet përgjegjësia me çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.