Kryebashkiakët e Durrësit dhe Elbasanit nuk shkojnë te “Territorialja”, Çupi: Ua dimë hallin. Denaj: Ju bëni politikë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Territoriale. Anëtarët e opozitës kanë kërkuar paraqitjen në komision të të kryebashkiakëve të Durrësit dhe Elbasanit për të dhënë opinionet e tyre. Sipas opozitës, këta të fundit edhe pse janë thirrur nuk kanë ardhur.

Bashkëkryetarja Dhurata Çupi tha se mungesa e tyre vjen me kërkesë të qeverisë, pasi shqetësohem për çështjen e inceneratorëve. Por bashkëkryetarja socialiste, Anila Denaj e mohon një gjë të tillë. Sipas saj, dy bashkitë që nuk kanë ardhur ende, kanë kohë për t’u paraqitur javën tjetër.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Ndër bashkitë e thirrura ishte Durrësi dhe Elbasani, ku janë? Pse nuk vjen Durrësi dhe Elbasani apo se kanë hall se u dalin ato të inceneratorëve. Pse nuk vjen Durrësi dhe Elbasani? Nëse juve jeni bërë pishman që këto dy bashki të vinë këtu dhe të pyetën është çështja juaj. Ju e keni miratuar në listë që Durrësi dhe Elbasani duhet të vinë. Thirrini të vinë.

Baftjar Zeqaj: Nëse doni bashki të tjera, bujrum.

Dhurata Çupi: Ju i keni thirrur, ndër të tjera kanë qenë Durrësi dhe Elbasani, pse nuk vijnë? Ju i keni thirrur.

Baftjar Zeqaj: Mos interpreto gjëra që ne na revoltojnë

Dhurata Çupi: Ju revolton Durrësi dhe Elbasani

Baftjar Zeqaj: Ju keni dëshirë të devijoni nga tema. Ne sot erdhëm duke konkluduar, ministria e Brendshme, KLSH dhe bashkitë që doni ju

Anila Denaj: Pse e keni problem që të vijnë javën tjetër, nesër kemi ministrinë e brendshme dhe nëse na del koha për KLSH. Ne nuk e shikojmë të nevojshme përveç faktit që ju doni të bëni debat politik. Që ne refuzojnë të vijnë, ftojini. Jemi duke përcaktuar vetëm kalendarin.

Dhurata Çupi: Këtu nuk është pazari i Klosit. Kemi një listë të bashkive që do të thërriteshin, nuk thërrasim sipas qejfit. Ata që kanë ardhur i kemi dëgjuar, dy bashkitë që nuk kanë ardhur akoma janë shqetësim i opozitës se përse nuk vijnë. Nëse ju nuk duket abuzim me inceneratorët, nuk iu duket e vlefshme që ata të vijnë. Sa për afatin që ata të vijnë në javën tjetër duhet t’i qëndroni korrekt.

Anila Denaj: Deri në datë 30 mund të bëjmë dëgjesa.

Dhurata Çupi: Të martën dhe të mërkurën t’i mbyllim të gjitha dëgjesat. Të mërkurën të vijnë Shkodra, Durrësi dhe Elbasani, më pas t’ua lëmë ekspertëve.

Zjarr Tv Ad