Kryebashkiakët e Durrësit i ndjek mallkimi/ Pas gafës së Sakos që “u kënaq me 50 viktima”, Emiriana jep premtimin befasues…

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Durrësi duket se e vuan mungesën e Vangjush Dakos, me kryetaret socialiste që duket të jenë larg perfekteve, apo dominante në daljet e tyre publike.

Gjatë kohës së ngjarjes së 26 nëntorit të vitit 2019-të, ishte ajo e kryebashkiakes Valbona Sako, e cila deklaroi se janë të lumtur me 50 viktima, ndërsa tani stafetën e ka marrë kryebashkiakja e re Emiriana Sako.

Gjatë një takimi elektoral gjatë ditës së djesheme në zonën e plazhit, Sako tha se do të punojë për turizmin në këtë qytet dhe për monumentet e kulturës, aq sa do t’i bëjë të jetueshme monumentet e kulturës.

“Monumentet e Kulturës në Durrës do t’i bëjmë të jetueshme për qytetarët…” Megjithatë kjo deklaratë nuk e konkurron dot atë të ish-kryebashkiakes Valbona Sako, e cila dha dorëheqjen pas gafës: Ky ishte një tërmet shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima.

Zjarr Tv Ad