Kryebashkiakja e Romës përfshihet në një skandal korrupsioni

0
1125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një skandal i ri politik ka përfshirë kryetaren e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi. Gjatë ditës së djeshme për 8 orë rresht ajo është marrë në pyetje nga Prokuroria e Romës, pasi pak javë më parë është vënë nën hetim me akuzën e abuzimit të detyrës pas arrestimit për korrupsion të krahut të saj të djathtë, Rafaelle Marra, shefit të personelit të Bashkisë së Romës.

Por gjatë orëve të fundit hetimet e Prokurorisë së Romës kanë zbardhur një tjetër fakt që hedh hije të reja dyshimi ndaj figurës së Kryebashkiakes së Romës.

Ish-shefi i kabinetit të Virginia Raggit, Salvatore Romeo, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas arrestimit të Drejtorit të personelit të Bashkisë së Romës, duke i marrë përsipër përgjegjësitë e emërimit, i ka lënë trashëgimi kryebashkiakes së Romës një siguracion të jetës së tij prej 30 mijë euro.

Ky siguracion jete është firmosur në janar të 2016 e në qershor të po këtij viti Salvatore Romeo nga një nëpunës i thjeshtë në Bashkinë e Romës, emërohet Shef i i kabinetit të Raggit me një rrogë të trefishuar.

Pas 8 orë marrje në pyetje nga Prokuroria e Romës, Virginia Raggi, ka deklaruar për mediat se “nuk ishte absolutisht në dijeni se është trashëgimtare e një siguracioni jete të ish-shefit të kabinetit të saj.”

Por kjo deklaratë e saj nuk bind militantët e Lëvizjes 5 Yje, të cilët gjatë ditës së sotme në platformën dixhitale të kësaj force politike i kërkojnë liderit Beppe Grillo dorëheqjen e kryetares së Bashkisë së Romës pasi po vihen në diskutim principet e idealet politike të tyre.

Ndërkohë analistë italianë ngrenë pyetjet mbi prejardhjen e shumës së parave të këtij siguracion jete e arsyet se pse ish-shefi i kabinetit të saj ja lë trashëgimi pikërisht Virginia Raggit.

Një nga hipotezat e mundshme e lidhur me periudhën kohore kur është firmosur ky siguracion jete, është favorizimi i figurës së Virginia Raggit në zgjedhjet brenda Lëvizje 5 Yje  si kandidate për Bashkinë e Romës.///

Zjarr Tv Ad