Gjykata Administrative e Durrësit ka hedhur poshtë vendimin e kryebashkiakes Emiriana Sako për të liruar nga detyra të Arbër Brahos. Ish-nënkryetari i Bashkisë së qytetit bregdetar është djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho.
Ish-nënkryetarin i Bashkisë, ka konfirmuar se vendimi është marrë më datë 20 prill dhe në të është konsideruar i paligjshëm dhe me shkelje të procedurave administrative. Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm.
Kujtojmë se, më 9 nëntor 2021, kryebashkiakja Emiriana Sako liroi nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho. Ky i fundit në atë kohë u shpreh se vendimi kishte ardhur pas deklaratave të tij për Vangjush Dakon.
Sa i përket arrestimeve nga SPAK të të ashtuquajturve “peshqit e vegjël”, gazetari Blendi Fevziu shprehet se këta të fundit kanë firmosur nëpër dokumente dhe duhet të bashkëpunojnë me autoritetet për të treguar “peshqit e mëdhenj”.
“Unë mendoj që deri tani ka operuar mirë, unë nuk jam nga ata që thonë që SPAK nuk po shkon atje ku duhet. Që të shkosh atje ku duhet të kesh prova. SPAK po godet shkallë pas shkalle. Njerëzit thonë po kap “peshqit e vegjël”. “Peshqit e vegjël” i kanë vënë firmat, “peshqit e vegjël” do përfundojnë në burg gjithë jetën në qoftë se nuk do tregojnë presionin që kanë pasur nga “peshqit e mëdhenj”. Dhe kjo është në gjithë botën. Në qoftë se ti shkon të mbrosh shefin dhe përfundon në burg, atëherë të qoftë burgu i lehtë. Duhet të shkojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të marri zgjidhje”.