Kryebashkiakja Sako: Rrugë, ndriçim dhe gjelbërim për “Durrësin e Ri”

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zona e njohur si ish-këneta në Durrës, populluar pas ‘90-s, me investimet e kryera gjate qeverisjes socialiste po merr formën e një lagjie të urbanizuar, me shërbime social-arsimore, infrstrukturë të re rrugore, kanale dhe ndriçim.

Tashmë zona në fjalë thërritet “Durrësi i Ri” dhe objektivi i kryetares aktuale dhe kandidate e PS, Emiriana Sako është integrimi i plotë i njësisë 6 me qytetin bregdetar. E shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela, sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi dhe deputetja Klodiana Spahiu, kryebashkiakja zhvilloi një takim me banorët e zonës në kuadër të fushatës zgjedhore të 6 marsit

Ndryshimi që ka pësuar kjo zonë përgjatë viteve të fundit është i jashtëzakonshëm, por me investimet e planifikuara për tu realizuar ish-Këneta, ose Durrësi i Ri siç e quajmë, nuk do të ketë asnjë dallim nga lagjet e tjera të qytetit”, tha Sako. Referuar angazhimeve, kandidatja socialiste kujtoi se më 1 qershor do të hapet Eko Parku, i cili është pranë Durrësit të Ri. “Ju jeni dëshmitarë sesi ka qenë gjendja, me plehrat që digjeshin dhe ndotja që krijonte probleme ngado. Sot cilësia e mjedisit ka ndryshuar rrënjësisht aty pasi janë mbjellë 1200 pemë dhe janë ndërtuar shumë fusha sportive.

Sako shtoi se fokusi i punës tonë është përqendruar tek përmirësimi i infrastrukturës dhe gjatë këtij viti parashikohen ndërhyrje në rrugët: ‘Gjelbërimi, “Miqësia”, “Vala e detit” dhe “Azem Hajdari. Gjithashtu prioritet i është dhënë edhe ndriçimit LED të disa rrugëve të kësaj zone.

Zjarr Tv Ad