Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lulzim Basha, do të mbledhë Kryesinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar bëhet sot në orën 12:30, në selinë blu. Ende nuk është bërë publike tema e diskutimit mes demokratëve.
Pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën, ditët e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në Partinë Demokratike, e cila është ndarë në dy kampe. Lideri historik i PD-së ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ku kërkon që nëpërmjet referendumit të përcaktohet kryetari i ri i PD-së.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, edhe Partia Socialiste mblodhi kryesinë e Grupit Parlamentar, gjatë të cilës është diskutuar mbi ndryshimet Kushtetuese si edhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.