Në një postim në Twitter, Dendias ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.
“Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.
Më tej ai është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.
“Gjatë vizitës sime në Tiranë pata një takim të përzemërt me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shprehet ai.
Vizita e radhës ka qenë me homologen Olta Xhaçka.
“U takova sot në Tiranë me homologen time shqiptare Olta Xhaçka. Rendi i ditës: Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, Përgatitja e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore & Perspektiva e Ballkanit, Zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Ukrainë pas pushtimit”, shkruan ministri grek në Twitter.