Kryemadhi: 90% e shqiptarëve janë të pashpresë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Gjatë takimit me qytetarët në Shkodër, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se ndërsa debati politik është i fokusuar te mungesa e Gjykatës Kushtetuese, mungesa e gjykatës së lartë, etj gjendja ekonomike e shqiptarëve është e pashpresë dhe në një krizë të thellë ekonomike.

Kryemadhi theksoi se sot 90% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të ushqejnë fëmijët e tyre, të mbajnë prindërit e tyre. Kryetarja e LSI-së tha se 90% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe se po 90 e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria për të mos u kthyer më, për shkak të kësaj qeveria, e cila po vjedh paratë e tyre.

“Ne që merremi me politikë, flasim për kapjen e shtetit, flasim për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, flasim për mungesën e Gjykatës së Lartë, flasim për polici të kapur nga krimi, flasim për një administratë që nuk ekziston, por 90% e shqiptarëve diskutojnë për kafshatën e bukës. 90% e shqiptarëve nuk arrijnë të ushqejnë dot fëmijët e tyre. 90% e shqiptarëve nuk arrijnë dot të mbajnë prindërit e tyre. 90% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e energjisë elektrike. 90% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e ujit. 90% e shqiptarëve duan të ikin një orë e me përpara nga Shqipëria dhe për të mos e kthyer më kokën pas. Përse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse qeveria e cila është e vetmja në këmbë sot, sepse i gjithë sistemi ka rënë, do të mendojë vetëm për pesë veta, të cilët paratë e shqiptarëve i merr dhe i fut në xhepat e tyre”, tha Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad