Kryemadhi, apel shqiptarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shpalosur një nismë të fortë në kuadrin e aksionit opozitar  në fjalimin e saj me rastin 15 -Vjetorit të LSI.

“Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur t’i bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për t’i hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama.

Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë  anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershem që  ushqimet e tyre të perditshme mos t’i blejnë në qendrat e mëdha  tregatre të oligarkeve, por në dyqanet e lagjeve, te komishinjtë e tyre:

Une I bëj thirrje anëtarëve  të LSI së  pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë  në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla.

Të  mos përdorin taksite e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksite që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë.

Zjarr Tv Ad