Kryemadhi: Asnjë hap pas! Protestuesit konfrontohen me policinë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbante fjalën e rastit nga protesta e sotme para parlamentit, situata u tensionua.

Protestuesit hodhën kapsolla dhe flakadanë drejt efektivëve, ndërsa tentuan të çajnë edhe kordonin e policisë të pozicionuar para Parlamentit.

Gjatë këtyre momenteve, pati edhe konfrontime fizike.

Në fjalën e saj, Kryemadhi e cilësoi si një protestë qytetare të shqiptarëve, të cilët nuk kanë hallin e politikës, por janë të papunë, nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e dritave dhe ujit si dhe të ushqejnë fëmijët e tyre.

Ajo tha se protestojnë gjithë ata që nuk ndihen të përfaqësuar nga shteti i tyre, por të grabitur deri në qindarkën e fundit.

“Parlament është i kapur dhe i bërë pis, ne jemi deputetë të qyetarëve sepse vetëm mbështetja juaj janë vlerat e vëreta të politikës shqiptare. Nuk ka më keq se varfëria, ndaj nuk do të ketë asnjë hap pas! Ne do të ecim drejt dhe asnjë njeri nuk na ndalon në rrugën tonë, ne do vazhdojmë në misionin tonë. Sot ne jemi të vendosur më shuam se kurrë për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur në asnjë moment”, deklaroi Kryemadhi.

Kujtojmë se më herët gjatë një momenti tensioni, policia përdori edhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve.

Zjarr Tv Ad