Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita

0
7

Monika Kryemadhi nuk ka shmangur komentet politike edhe në ditën e Nevruzit. Në një deklaratë për gazetarët, kryetarja e LSI tha se djegia e mandateve është dashuria e opozitës për kombin.

“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues.

Për sa i i përket bektashizmit Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavia, në betejën e Qerbelasë. Kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë, sikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore por duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët.”

Ndërsa Kryemadhi ka edhe një mesazh për kryebashkiakun e Tiranës: “I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Nevruzi, nesër flasim për Erionin dhe çfarë ka mbrapa Erionit.”