Kryemadhi: Demaskimin më të madh kryeministrit ia bënë studentët e Vlorës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fjala e Monika Kryemadhit

Në fakt Blerimi foli më shumë seç mund të them unë, sepse fjala e Blerimit është fjala e çdo studenti. Jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë. Ne sapo vijmë nga Elbasani, po të njëjtën gjë bëmë dhe në Elbasan. Dje ishim në Fier me studentë të Fierit, që studiojnë në Tiranë apo dhe në universitete të tjera. Takimin e sotshëm e kemi më shumë në kuadrin e organizimit dhe të rakordimit të gjithë lëvizjeve tona.  8 kërkesat nuk janë as luks. 8 kërkesat nuk janë as abuzim. 8 kërkesat nuk janë as përkëdheli, as po themi një gjë e tepërt. 8 kërkesat janë më minimalja.

Demaskimin më të madh kryeministrit ia bënë studentët e Vlorës. Ai demaskim ishte jo vetëm i domosdoshëm, por i dha dinjitet studentëve, përveçse i dha dinjitet, i dha edhe forcë. Nuk kam për ta harruar atë studentin vlonjat, kur kryeministri i tha, paske blerë IPhone dhe ai i tha, mirë unë shumë mirë IPhone, po ti vilën tënde në Surrel? Se nganjëherë ne politikanët bëhemi cinikë, bëhemi të poshtër dhe harrojmë që edhe ne origjinën nga populli e kemi, pavarësisht se politika apo karrigia të jep pushtet. Por siç ta jep pushtetin karrigia ashtu edhe ta merr. Kështu që unë dua t’u përgëzoj jashtëzakonisht shumë për angazhimin e gjithë studentëve që janë anëtarë të LSI dhe kanë qenë pjesë e protestës. Por nëpërmjet jush dua të përgëzoj dhe të gjithë ata studentë të tjerë, pavarësisht se të kujt partie politike janë, apo pa parti politike. Sepse pjesa më e madhe e tyre nuk duan t’ia dinë për parti politike. Ashtu sikurse secili nga ne në një moment që është në një hall shumë të madh, nuk do t’ia dijë për partitë politike. Dhe unë mendoj që sot Shqipëria është në një hall shumë të madh, që duhet t’i harrojë partitë politike dhe duhet t’i kthehet identitetit të saj. Sepse sot në Shqipëri, diskutohet çështja e identitetit kombëtar, diskutohet çështja e integritetit të institucioneve të shtetit shqiptar, diskutohet mbi të gjitha e ardhmja, jo vetëm e popullit shqiptar por mbi të gjitha e ardhmja e rinisë shqiptare. Ne sot në fakt jemi në një moment që duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Po e themi kështu në gjuhë popullore sepse sot nuk ka më kohë për të menduar, nuk ka më kohë për programe për alternativa. Sot ka vetëm një qëllim. Qëllimi është që të heqim këtë të keqe kaq të madhe, i cili ka uzurpuar shtetin dhe ka grabitur. Besoj keni dëgjuar të gjithë për tenderin e Unazën e Re. Sesi 18 milionë euro, Damian Gjiknuri, se është dhe deputet i Vlorës, me një firmë i ka çuar në një offshore, të cilat zhduken përnjëherë. Po kjo firmë offshore, një muaj më parë se të merrte tenderin e Unazës, ka marrë 12 milionë euro të tjera. Ju bën 30 milionë euro. Natën e fundit të vitit, ka firmosur 58 milionë euro për Tec-in e Vlorës, koncension. Që jam e bindur që nuk ka për të ndodhur asgjë për Tec-in e Vlorës por përkundrazi, do të vidhen nja 58 milionë euro. Dhe të gjitha këto bashkë bëjnë më shumë se çdo angazhim, ose çdo përfshirje apo zgjidhje e problemeve të studentëve. Pra pika e parë e 8 kërkesave të studentëve, mjaftojnë 70 milionë euro për ta zgjidhur. Edi Rama vetëm me dy firma, e ka pasur të mundshme për ta eliminuar dhe për të zgjidhur pikën e parë. Dhe më pas për tu futur te kushtet, tek konviktet dhe te shumë gjëra të tjera, të cilat nuk po mbledhin paratë në kohë dhe në vite që janë marrë, por vetëm me një koncension të një rruge që ka dhënë Edi Rama, apo vetëm me koncensionin e laboratorëve. Se nuk e dini dhe nuk e dinë shqiptarët. 10 orë para se të ndryshonte qeverinë me 28 dhjetor, Ministrja e Shëndetësisë ka firmosur koncesionin e laboratorëve spitalore. Pra çfarë do të thotë? Do të thotë që kur ti shtrohesh në spitalin shtetëror, ti nuk do ti bësh më analizat falas në spital, por ti do të shkosh te spitali shtetëror që është falas, por analizat do ti bësh te laboratori privat që është dhënë me koncesion. Po mirë more zotërinj, të gjithë këta njerëz që punojnë dhe paguajnë sigurimet shëndetësore, ku shkojnë këto para?

Kapja e sistemit të shtetit nga krimi i organizuar, ka sjellë që ne të mos të zhvillohemi, mos të ketë barazi, por të kemi dy standard,  jo një standard. Kemi standardin që të jesh bandit, që të jesh kriminel, të jesh trafikant dhe të hapen të gjithë rrugët, të gjithë dyert e shtetit dhe standardin tjetër që je popull i thjeshtë dhe duhet të paguash çdo haraç. Jo vetëm faturën dhe taksat e shtetit që vijnë çdo ditë duke u ngritur, por duhet të paguash dhe gjobat për xhepat e taksidarëve të Edi Ramës. Po të shikoni nga Banka e Shqipërisë, kemi një rezultat që thotë, 112 milionë dollarë, nuk janë numëruar, si pa dashje. Nuk janë 112 qindarka, por 112 milionë dollarë. Që do të thotë që shteti shqiptar, nuk e di kush i ka futur apo kush i ka nxjerrë nga bankat shqiptare. Tu bëj një pyetje, kush nga ju ka biznes. Sa biznese janë gjobitur në verë këtu në Vlorë për një kupon tatimor të një shisheje ujë apo të një ekspresi? Sa milion gjoba u janë vendosur bizneseve në Vlorë, për një kupon të pa

Por ne kemi vetëm një rrugë. E vetmja rrugë që na ka ngelur është ta përmbysim. Ta përmbysim këtë njeri për të shpëtuar edhe atë vetë në radhë të parë dhe familjen e tij. Sepse do marrë në qafë të gjithë sojin dhe sorollopin e vet. Do t’i marrë në qafë sepse do të vendosen dhe do bëhen si puna e karantinës. Do t’i fusin njerëzit nëpër karantinë vetëm e vetëm për të mos shpërndarë sëmundjen e makutërisë që ka ai njeri. Është bërë aq i pangopur, saqë do ta ketë të pamundur që të shpëtojë nga grykësia dhe pangopja që e ka zaptuar. Të vjedhësh sot shqiptarët do të thotë që ke humbur çdo lloj sensi dhe çdo lloj ndjenje humanizmi. Sot shqiptarët janë më të varfër se në vitet 90-të kur u përmbys regjimi. Sepse ishin të varfër financiarisht, ishin të varfër nëpër shtëpitë e tyre, por sot janë të varfër shpirtërisht sepse nuk kanë shpresë dhe nuk shikojnë një alternativë për ta ndryshuar këtë realitet. Dhe unë them, dhe jam e bindur që edhe ju vetë, se secili nga ju në këtë sallë ka për ta bërë më mirë se sa Edi Rama kryeministrin, secili. Nuk ka rëndësi kush do të jetë kryeministri i ardhshëm. Nuk ka rëndësi kush është alternativa. Çdo alternativë është e pranueshme për shqiptarët vetëm që të iki Edi Rama, sepse ky njeri ka marrë peng Partinë Socialiste. Dhe ju këtu në Vlorë e dini më mirë se unë, se janë socialistët ata që e ndjejnë më shumë nga të gjithë presionin që u bëhet atyre. Ka marrë peng Partinë Socialiste, ka marrë peng shqiptarët, por ne nuk do ta lëmë kurrë që ai njeri të marrë peng të ardhmen e rinisë shqiptare. Prandaj unë sot, ju bëj thirrje, e kam thënë në Fier dje, e thashë edhe në Elbasan sot, po ja u them juve, do e them prapë në Tiranë, nxirrni telefonat nga xhepi, njoftoni të gjithë miqtë tuaj, nesër të bashkohen në protestë me studentët në Vlorë, kush është në Tiranë në Tiranë, kush është në Elbasan në Elbasan, kush është në Korçë në Korçë, kush është në Gjirokastër në Gjirokastër, kush është në Shkodër në Shkodër. Të  mos ndalojmë në asnjë sekondë. Lërini bindjet politike. Thërrisni shokun, komshiun, mikun. Nuk ka rëndësi i kujt partie je, je me parti apo nuk je me parti, je i krishterë apo je mysliman, je i pafe, je komunist apo je liberal, sot kemi vetëm një objektiv. Objektivi është që të çlirojmë Shqipërinë nga kjo kapje kriminale dhe vdekjeprurëse. Vetëm studentët dhe të rinjtë mund ta ndryshojnë këtë realitet. Ne si klasë politike mund të bëjmë sa të duam, por nuk kemi forcën dhe nuk shpërndajmë besimin dhe shpresën që shpërndani ju. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë më mirë se ju, është që të jemi mbas jush, t’ju suportojmë ju, t’ju japim forcën, t’ju japim besimin. Sepse ju jeni e ardhmja e vendit. Për ne nuk ka nevojë Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë për djem dhe vajza të reja. Shqipëria ka nevojë për frymën e re, Shqipëria ka nevojë për besim dhe dashuri. Shqipërinë do ta shpëtoni vetëm ju. Prandaj unë ju uroj me dorë në zemër, Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja. Ju dhëntë forcë, besim dhe bekime për çdo ëndërr dhe dëshirë tuajën.

 

Zjarr Tv Ad