Kryemadhi: E pranoj, djegia e mandateve ishte vendim ekstrem

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se opozita e ka marrë vendimin për të qenë njerëz të lirë si gjithë qytetarët.

Në një takim me qytetarët e Shkodrës mesditën e sotme, ajo tha se shqiptarët kanë përjetuar 30 vjet tranzicion që vuajnë, emigrojnë dhe jetojnë në pasiguri për shkak të mungesës së shtetit.

“Sot është momenti i fundit o do të ndërtohet një sistem me balancim pushtetesh, ku gjykata, prokuroria janë të pavarura nga politika, ku shëndetësia është e barabartë për të gjithë qytetarët, ku çdo gjë është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët. Sot ne ndihemi të mërzitur dhe jemi këtu për mënyrë e pabarabartë se si qeveriset vendi

nuk mund të vazhdojë më qeveria me tranzicion dhe një qeverisje që kërkon të zgjasë agoninë e shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se ka ardhur koha të destabuilizohet krimi i organizuar që të krijojhet stabilitet për shqiptarët, duke prishur stabilitetin e diktatorit dhe krimit, për të sjellë më shumë stabilitet për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

Sipas saj, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin fatet tyre në dorë.

“E dimë që djegia e mandateve ishte vendim ekstrem po çdo ditë e më shumë që takohem me qytetarët na thonë ‘Bravo ju qoftë’, sepse tregojnë se nuk mendojmë për veten tonë”, deklaroi kryetarja e LSI.

Në këtë linjë, nënvizoi se mungesa e shtetit dhe kapja e shtetit, e detyroi opozitën shqiptare për të djegur mandatet

Zjarr Tv Ad