Kryemadhi: Entuziazmi mbaroi, të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas fondeve të mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi u shpreh se entuziazmi mbaroi dhe duhet të fillojë përgjegjshmëria e qeverisë. Puna për rindërtimin e banesave, tha ajo, duhet të fillojë sa më parë.

Monika Kryemadhi: Ky falënderim është më shumë se një falënderim, por është një shpresë që do ti japë shqiptareve forcën për të vazhduar betejen dhe për ti treguar atyre se nuk janë vetëm, por janë në mbështetje nga BE.

Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka paragjykim ndaj Shqipërisë dhe shqiptareve, përkundrazi ndjejnë detyrim për ti ndihmuar.

Ajo që dua të theksoj është që notat e entuziazmit mbaruan, duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë shqiptare.

Për shqiptarët dhe shtëpitë në rindërtim do të shkojnë 265 mln euro. Duhet të ndërtohen sa më shpejt shtëpitë e tyre. Ata të hyjnë të lumtur në shtëpitë e tyre, sepse takimi i djeshëm ia dha këtë mundësi shqiptarëve që të jenë të qetë.

Për menaxhimin e fondeve dhe të huas që është dhënë për Shqipërinë, Kryemadhi kërkoi ngritjen e një institucioni moniturimi me ekspertë të pavarur. Shqiptarët, tha Kryemadhi, nuk kanë besim tek qeveria.

Monika KryemadhiBuzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitesh po kërkon kredi për të paguar pagat dhe shpenzimet administrative.  885 mln euro që janë në formë huaje, të cilat janë para që do ti paguajnë shqiptarët. Prandaj është e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur me ekspertë të cilët do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti, sepse besimi i shqiptarëve te kjo qeveri ka humbur.

SHBA do të themelojnë me paratë që kanë dhënë dje akademinë për një transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për llogaridhënien e donacioneve. 

Përballë një qeveri që  të paaftë dhe që nuk di të menaxhojë buxhetin, Kryemadhi tha se opozita do të jetë vigjilent dhe do të ndjekin hap pas hapi se si do të përdoren paratë e dhëna nga BE.

Monika KryemadhiNe do të jemi të gatshëm dhe do të jemi vigjilentë për të ndjekur hap pas hapi çdo projekt që ka të bëjë me rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Por jo vetëm të shtëpive, por edhe të shkollave, të kopshteve, të çerdheve, të kishave dhe xhamive, të cilat janë objekte që janë në shërbim të qytetarëve. Dhe absolutisht do të ndjekim hap pas hapi nëse kjo qeveri këto para të cilat dje Europa ju a dha shqiptarëve, do ti përdori për fluturimet e tyre luksoze, për zyrat e tyre luksoze apo për investimet e tyre të luksit të administratës. Tashmë nuk ka më arsye për të zvarritur zgjidhjen e problemeve të familjeve të cilat kanë humbur shtëpitë dhe flenë në çadër, tashmë ne presim me padurim që të shikojmë sa më shpejtë shtëpitë e para dhe ndërtesat e para, ku qytetarët të cilët humbën ndërtesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit të jenë të strehuar dhe fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë. Por edhe është shumë e rëndësishme që jo vetëm për ato shtëpi dhe ndërtesa që janë dëmtuar por që janë dhe qindra e mijëra familje të tjera të cilat janë të rrezikuara në rast të një tërmeti tjetër në mënyrë të tillë që kjo gjë të mos ndodhi më, siç ndodhi në 26 nëntor.

Zjarr Tv Ad