Kryemadhi flet për ‘dosjen 184’: Ministra e deputetë janë në grahmat e fundit

0
8

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Gramshit, të cilëve iu kërkoi të ndezin motorët dhe të bëjnë sa më shumë presion ndaj qeverisë, e cila siç tha ajo, është në grahmat e fundit të saj.

E para e  Lëvizjes Socialiste për Integrim pohoi se politika duhet të shihet nga shqiptarët si një instrument, i cili duhet të vihet në shërbim të tyre për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe ato sociale.

“Korrupsioni i kryetares së bashkisë në Reskovec është shumë i madh. Vota janë blerë me paratë e drogës.  Njerëzit duhet ta shohin politikën, si një instrument për të përmirësuar jetën e tyre, për të zhvilluar shanset ekonomike. Mos u ndalni, sepse në grahmat e fundit, sa më i madh është presioni, aq më pranë është fundi i tyre”, tha Kryemadhi.

Mes të tjerash Kryemadhi u shpreh se:’“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, deklaroi ajo.