Kryemadhi justifikon Palokën: U bullizua, Ramës t’i bëhet analiza psiqike

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar incidentin e ndodhur sot në Kuvend, ku Paloka spërkati me bojë kryeministrin Rama.

Kryemadh ka justifikuar veprimin e deputetit demokrat, teksa tha se Rama ka bullizuar Palokën, dhe jo vetëm, por gjithë shqiptarët.

Më tej, deputetja e opozitës propozoi që Ramës dhe të gjithë personave që mbajnë një post drejtues shtetëror, t’u bëhet analiza psiqike.

Fjala e Kryemadhit:

Një kryeministër që bullizon një deputet dhe ka bullizuar të gjithë shqiptarët. Të gjithë jemi njerëzorë, kemi momentet tona të emocioneve, por kjo është e disata herë që ky kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarët, më pas deputetët, vazhdon dhe bullizon dhe anëtarët e PS-së dhe ministrat e tij. Kurë nuk kemi parë kryeministër qesharak, që krijon incidente të tilla me deficencë mendor, duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që të bëjnë analizën psiqike të çdo drejtuesi që ka një post shtetëror që përfaqëson qytetarët.

Zgjidhja është e qartë, qeveri tranzitore që hap rrugën për çeljen e negociatave.

Zjarr Tv Ad