Kryemadhi komenton letrën e Yuri Kim: LSI parti e të rinjve nuk ka kandidat problematik, ta lexojë PS

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar edhe letrën që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka derguar partive politike që të tregojnë kujdes për përzgjedhjen e kandidateve të tyre, të cilët të mos kenë të shkuar kriminale. Kryemadhi tha se LSI nuk e ka këtë problem dhe se ka pasur kurrë pasi ajo është parti e rinisë dhe se këtë letër duhet ta lexojë PS-ja.

“Letra e ambasadores Yuri Kim është shumë e domosdoshme jo vetëm ne por sidomos edhe PS. Edhe në sondazhet, LSI është partia e të rinjve dhe të reja dhe nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë kandidat problematik, por nëse do të shkojmë drejt listave të hapura, do ta përcaktojnë qytetarët kandidatët”, tha Kryemadhi pas takimit me presidentin Meta që zhvilloi në lidhje me konsultat për datën e zgjedhjeve.

Më herët Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit. Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë.

Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”, shkruhet mes të tjerave në letër.

Zjarr Tv Ad