Kryemadhi: Kriminelët s’kanë frikë nga shteti se…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me tone të ashpra është shprehur se kriminelët nuk kanë frikë shteti, pasi e kanë në dorë atë.

Reagimi i kryetares së LSI-së vjen pas ngarjes se rëndë të ndodhur një ditë më parë gazetares së News 24 Klodiana Lala.

Në deklaratën e saj ajo shprehet se:“ Kriminelët kanë frikë nga shteti dhe nga reforma në drejtësi, por i qëllojnë me kallash shtëpisë së gazetarëve. Kjo nuk është frikë. Nuk kanë frikë sepse kryekrimineli është në krye të qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.

Duke vijuar më tej, Kryemadhi shton se pagat e shqiptarëve po zhvlerësohen dhe po rritet varfëria, gjë që sipas saj do të sjellë dëshirën epidemike për tu larguar nga Shqipëria.

Kryetarja e LSI mendon se dëshira për të qëndruar në Shqipëri i kthehet të rinjve me aksion politik: “Duhet t’i kthejmë dëshirën rinisë për të qëndruar në Shqipëri. Besimi te vendi ynë kthehet me aksion politik”.

Gjatë fjalës së saj në takim, Kryemadhi theksoi se Rama e di shumë mirë se do të përballet me drejtësinë. “Ai e di shumë mirë se do të përballet me drejtësinë, por së pari me drejtësinë e popullit, nuk jemi gjykatës, por gjykatësi më i madh është Zoti që na gjykon të gjithëve, të gjithë do të gjykohemi një ditë për veprimet tona, unë nuk dua të gjykohem pse nuk veprova, se është njëlloj me atë që ka bërë krimin, ndaj ne duhet të veprojmë, të bëjmë lëvizjet tona, të denoncojmë ccdo mësues, apo drejtorë shkolle që ushtron dhunë psikologjik e politike, se tashmë nuk jemi më si më parë, përgjigja do të jetë shumë e egër ndaj kujto që kërcënon”, – tha ajo.

Duke përfunduar, Monika Kryemadhi shton se ditët e nxehta për politikën nuk kanë përfunduar, përkundrazi do të nisin në shtator. “Në shtator nisin ditët e nxehta të verës për politikën. Do të jetë sesion parlamentar i vështirë që nis me grabitjen e Teatrit Kombëtar, që është grabitje e kulturës dhe historisë”.

 

 

Zjarr Tv Ad